Ambera, kurthi që vrau Ismailin

Ambera, kurthi që vrau Ismailin

52
0
Shares

Ambera Saliji, e dashura e vrasësit të Ismail Lullit, Igli Meta ka pranuar në mediat italiane se kishte shkëmbyer numrin me 17-vjeçarin Lulli. Sipas mediave italiane, nuk ishte Igli Meta ai që i dërgoi mesazhin kurth viktimës, por Ambera: “Hajde, dua ta takohemi”- i kishte shkruar ajo, me kërkesë të të fejuarit, 20-vjeçarit Igli Meta.
Ambera Saliji, ka pohuar se ajo nuk ishte takuar asnjëherë me Ismailin, edhe pse e kishte numrin e tij. Këto ajo i bëri publike në dy gazetat e njohura italiane, “Corriere della Sera” dhe “ La Repubblica”. Intervistat e saj kanë ngjallur reagime të ashpra për opinion publik italian, për gjakftohtësinë përballë krimit, ku u shpreh se “do ta pres Iglin gjithë jetën sepse ai vrau për mua”, dhe akuzave për racizëm ndaj banorëve të Sant Anxhelo në Vado. “Nuk mendova se donte ta vriste”- u ka thënë ajo hetuesve.
E megjithatë ajo nuk është nën  hetim për vrasjen e Ismail Lullit. Mediat italiane raportojnë se Ambera Saliji dhe familja e saj nuk ndodhen më në Lunano, qyteza vetëm 10 km nga vendi ku u krye vrasja e 17 vjeçarit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY