Droga e Divjakës, Kushtetuesja “ok” opozitës për hetim parlamentar

Droga e Divjakës, Kushtetuesja “ok” opozitës për hetim parlamentar

34
0
Shares

Gjykata Kushtetuese e ka gjetur të bazuar në ligj kërkesën e demokratëve për të ngritur një Komision Hetimor Parlamentar mbi implikimin e strukturave shtetërore në trafikun e drogës.
Kërkesë që erdhi menjëherë pas rënies së avionit të pilotuar nga Xhorxho Riformato në plazhin e Divjakës. Me 9 vota pro trupi gjykues i ka dhënë të drejtë opozitës, duke e cilësuar të pabazuar qëndrimin e mazhorancës për të mos lejuar hetimin parlamentar për këtë çështje.
Në vendimin prej 16 faqesh, gjyqtarët vlerësojnë se vullneti i maxhorancës për të mos pranuar ngritjen e komisionit është i pabazuar në kushtetutë.
“Gjykata rithekson se e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor është një kompetencë kushtetuese e detyrueshme për t’u respektuar dhe nuk mund të cënohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare, me përjashtim të rasteve të mosrespektimit të parimeve kushtetuese”.
Më tej në arsyetimin e saj Kushtetuesja argumenton se nisur nga qëllimi dhe objekti i Komisionit Hetimor të kërkuar, nuk kemi të bëjmë me ndonjë përpjekje të pakicës që parlamenti të përvetësojë kompetencën e Prokurorisë për të ndjekur vetë penalisht apo për të kryer vetë hetime për çështjen konkrete.
“Këtë mundësi pakica parlamentare e ka përjashtuar vetë në kërkesën që i ka drejtuar Kuvendit kur ka deklaruar se hetimi do të realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar dhe do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale, duke ndihmuar evidentimin e problemeve dhe mospërsëritjen e këtij fenomeni me ndikim në sigurinë publike dhe mbrojtjen e interesit publik”.
Partia Demokratike kërkoi më 16 maj të vitit të kaluar ngritjen e një komisioni hetimor për implikimin e strukturave shtetërore në trafikun e drogës pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.
Kërkesa e opozitës u rrëzua nga shumica me argumentin se për të njëjtën çështje, parlamenti kishte ngritur një komisioin lidhur me përfshirjen e ushtrisë në transportin e drogës dhe se rasti i Divjakës, ku të arrestuar ishin shtesasi Italian, Xhorxho Riformato dhe ai shqiptar Sajmir Bajrami po hetoheshin nga Prokuroria. Ky qëndrim i shumicës më pas u bë shkak për nisjen e portestave të opozitës nën moton “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY