Itali, flet e dashura e djalit që vrau Ismaelin: Igli vrau për...

Itali, flet e dashura e djalit që vrau Ismaelin: Igli vrau për mua, do ta pres gjithë jetën

64
0
Shares

“Do ta pres gjithë jetën dhe do ta dua gjithmonë”.
Kështu thotë Ambera, studentja 19 vjeçare e fejuara e vrasësit të Ismael Lullit, djaloshit 17 vjeçar i cili u gjet me prerje në fyt të dielën në Sant Angelo Vado.
“U lodha së fshehuri. Nëse mundesh, thuaji Iglit tim që do ta pres gjithë jetën dhe që do ta dua gjithnjë”.
Ambera Saliji therret me zë të lartë nga ballkoni i një pallati 3-katësh. Ajo ishte vajza që shkaktoi xhelozinë tek 20-vjeçari Igli Meta që në bashkëpunim me shokun e tij, Mario Memën, vranë Ismailin.
Ambera, teksa bërtet nga ballkoni ka në krah të motrën dhe mamanë. Ajo ia kishte rrëfyer Iglit “tradhtinë” dhe i ishte lutur që të mos hakmerrej.
ismail-luli1Nga hetimet është zbuluar se ka qenë pikërisht Ambera “molla e sherrit” për të cilën Igli Meta, i dashuri i saj, shkaktoi vdekjen e Ismaelit. Këtë të fundit e kishte bërë me faj se kishte pasur një marrëdhënie Ambrën.
Igli është i riu shqiptar që të dielën pasdite i preu fytin me thikë Ismailit, një gjimnazisti 17-vjeçar edhe ai nga Shqipërai, që jetonte në Sant’Angelo in Vado, në Pesaro. Ai ishte fajtor se kishte pasur një lidhje dashurie me Amberan, vajzën 19-vjeçare, shqiptare nga Maqedonia.
Igli dhe Mario rrëfyen në polici të gjithë ngjarjen, duke e pranuar vrasjen për xhelozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY