Itali, shqiptari denoncohet nga fqinjët për lëvizje të dyshimta, i gjenden në...

Itali, shqiptari denoncohet nga fqinjët për lëvizje të dyshimta, i gjenden në shtëpi 2.7 kg kokainë

54
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptar është kapur me 2.7 kg kokainë gjatë një kontrolli nga policia në Venecia. I riu shqiptar gjatë kontrollit në Martellago, ishte nervoz dhe gjatë kontrollit iu gjet një çelës i një apartamenti ku i gjet dhe droga.
A. H., 21 vjeç ishte denoncuar nga fqinjët për lëvizje të dyshimta dhe kjo bëri që policia ta vënë nën vëzhgim.  21-vjeçari, i cili rezulton me problem me ligjin në Shqipëri pasi ka kryer krime kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje, reagoi me nervozizëm kur policia i kërkoi dokumentet.
Ai deklaroi para policisë se nuk kishte shtëpi, por mes sendeve të tij u gjet një çelës i një apartamenti në qendër të Martellago-s ku djali jetonte me qira. Oficerët e policisë pasi gjetën apartamentin e 21-vjeçarit zbuluar në kuzhinë një sasi prej 2.7 kg kokainë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY