“Nëpunësit e lartë të ministrive, pazare ditë e natë me koncesionet”

“Nëpunësit e lartë të ministrive, pazare ditë e natë me koncesionet”

43
0
Shares

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka lëshuar disa akuza ndaj qeverisë për projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat”. Sipas këtyre akuzave, se po bëhet korrupsion me ligj.
Xhafaj ka deklaruar se ligji lë shkak për abuzime dhe korrupsion, duke thënë se nëpunësit e lartë të ministrive bëjnë pazare ditë e natë me koncesionet.
“Historia e hidrocentraleve ka qenë një histori korrupsioni në këtë vend dhe vazhdon të jetë një histori korrupsioni. Format janë të njëjta, ofertë e pa kërkuar, bonusi etj”, tha Xhafaj.
Kreu i Komisionit të Ligjeve ka theksuar më tej, se duhet të garantohet me ligj e drejta që investitorët të konkurrojnë në mënyrë të barabartë garën për një koncesion.
“Ne duhet të sjellim një ligj që është i qëndrueshëm, që i jep mundësi të gjithëve, që është i barabartë dhe që krijon mundësi për garë. Është ligji që duhet t’i garantojë. Pastaj dalin nëpunësit e vegjël tuajit atje, që bëjnë pazare nga mëngjesi deri në darkë”, denoncoi Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY