Shqipëria në prag të një valë të dytë të rritjes së taksave,...

Shqipëria në prag të një valë të dytë të rritjes së taksave, borxhi ka kaluar kufirin e 70 % të PBB

47
0
Shares

Pas një rritjeje të lartë deri në vitin 2008, i gjithë rajoni u dorëzua para krizës financiare dhe ekonomike që pushtoi të gjithë botën. Rritja e shpejtë ia la vendin ngadalësimit të ndjeshëm apo dhe recesionit, ndërsa rajoni u detyrua të përshtatej me një normalitet të ri, përballë ritmeve të ulëta të zgjerimit dhe dilemës mes konsolidimit fiskal dhe shpenzimeve kapitale si një nxitës fiskal.
1_copy_1Sot, kur kanë kaluar më se 6 vjet nga fillimi i krizës, disa vende, që nxituan të merrnin masa sa më shpejt, gjenden në një pozicion komod, me deficite dhe borxhe publike relativisht të ulëta apo nën kontroll, nivele të ulura të huave me probleme, apo zgjerim të kreditimit, që u mundëson të shkojnë drejt një rritjeje të qëndrueshme.
2_copy_1Dhe nga një vështrim i shpejtë i të dhënave krahasuese mes rajonit (shiko tabelat) rezulton se Shqipëria, e cila e ka filluar më vonë se të tjerat konsolidimin fiskal (rreth dy vjet më parë) ka mbetur prapa. Ndërsa sot, vendet e rajonit po diskutojnë për ulje taksash dhe rritje të pagave (si në rastin e Serbisë), Shqipëria është ende në dilemën nëse do të kemi një valë të dytë të rritjes së taksave, ndërsa borxhi e ka kaluar kufirin e 70 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i larti në rajon së bashku me Serbinë.
3Nga ana tjetër, Shqipëria mban rekord edhe për kreditë me probleme, që janë afër 24 %, pa mundur t’i ulë ato, pavarësisht përpjekjeve, ndryshe nga Mali i Zi që ia ka dalë të zbatojë me sukses një plan për ristrukturimin e kredive problematike. Edhe rritja e huadhënies është ndër më të ulëtat.
4Në samitin e ministrave të Financave dhe guvernatorëve të rajonit “E ardhmja financiare e rajonit”, i zhvilluar pak ditë më parë në Becici të Malit të Zi, ministrat e Financave dhe guvernatorët e vendeve të rajonit diskutuan lidhur me masat dhe efektet e konsolidimit fiskal në shtetet e tyre, ndikimin e recesionit/ngadalësimit ekonomik në stabilizimin e financave publike, rrugët e mundshme të reformave fiskale, dilemën mes masave të rrepta dhe nxitësve fiskalë, ekonomisë gri, kredive me probleme, konsolidimit të sistemit bankar, luftës së monedhave etj.
Në samit munguan ministrat e Financave nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY