Kosova: Kur të fitoj do të rihap tregun e ish-uzinës Dinamo

Kosova: Kur të fitoj do të rihap tregun e ish-uzinës Dinamo

48
0
Shares

Pas mbylljes së tregut të ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet, kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, ka premtuar para banorëve të Vaqarrit se do ta rihapë atë, duke u dhënë licencat sërish tregtarëve në një treg, që siç tha ai, do të rikonstruktohet.
“Që ju të fitoni siguri edhe më shumë seç keni në fjalën time, po ju them se ne para tre ditësh kemi firmosur të gjithë dokumentet dhe tregu te uzina Dinamo shumë shpejt do të vihet në shërbimin tuaj”, premtoi kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.
Kosova u kërkoi votën edhe socialistëve, duke u thënë se kandidati tjetër i ka qëlluar me vezë dhe letër higjenike derisa i ka rrëzuar nga pushteti.
“Do t’ju kërkon votën jo vetëm juve por të gjithë socialistëve të ndershëm që kandidati tjetër i ka gjuajtur me vezë dhe letra higjienike sa i ka shkep derisa i hoqi nga pushteti”, u shpreh më tej Kosova.
Në ndalesën e radhës në Bërzhitë, kandidati i djathtë për bashkinë e kryeqytetit ritheksoi se ulja e taksave dhe shtimi i investimeve do të jenë prioritet për qeverisjen e Tiranës.
“Unë jam këtu para jush për t’iu deklaruar se do të ketë ulje taksash aq sa e lejon ligji në fuqi për bizneset dhe familjet tuaja. Të gjitha taksat dhe tarifat e ulura për qytetin e Tiranës do të transferohen në Tiranën e madhe dhe të gjithë ju do të jeni përfitues të këtij sistemi”, tha më tej Kosova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY