Kërkimi në Thumanë për vrasësit: Lokalizohet vetëm sinjali i telefonit

Kërkimi në Thumanë për vrasësit: Lokalizohet vetëm sinjali i telefonit

61
0
Shares

Të paktën 200 forca policie por edhe grupe të vogla nga shërbime të tjera janë vënë në kërkim për të kapur vëllezërit vrasës sëbashku me të atin e tyre në Thumanë të Krujës.
Sipas të dhënave nga policia deri tani nuk ka qënë e mundur të gjenden autorët por policia është e bindur se të paktën njëri prej autorëve të dyshuar është në këtë zonë për shkak të lokalizimit të sinjalit të telefonit.
Banorët e zonës nuk kanë dhënë ndonjë informacion që mund të ndihmojë policinë, thonë burime brenda saj ndërkohë që zona është e rrethuar por hapësira e kontrollit shumë e madhe.
Vrasja e trefishtë në Thumanë të Krujës i ka fillesat rreth një muaj më parë ku dy prej vëllezërve Kora kanë rrahur një shofer, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, shok me viktimën Arben Ceku. 44-vjeçari Ceku i kthyer vetëm një javë më parë nga Italia ka takuar në një lokal anëtarët e familjes Kora për të sqaruar ngjarjen, por debati ka degjeneruar në një konflikt fizik mes tyre dhe pas kësaj palët janë ndarë. Ceku është kthyer në banesë, por ndërkohë 4 anëtarët e familjes Kora kanë marrë armët e zjarrit dhe kanë shkuar në banesën e Arben Cekut duke e kërkuar të dalë jashtë për sqarim. Sapo ky i fundit ka dalë jashtë, në oborrin e shtëpisë së tij, mbi të kanë vërshur një lum plumbash duke e lënë të pajetë. Pas tij kanë dalë edhe anëtarët e tjerë të familjes Ceka dhe nipi i tyre, por autorët kanë vijuar me egzekutimin e secilit përfshirë dhe nënën 66-vjeçare, e cila mbeti e plagosur rëndë.

Viktimat

Fran Çeku – 79 vjeç, i vrarë

Arben Çeku – 44 vjeç, i vrarë

Enea Rama – 20 vjeç, i vrarë

Luçe Çeku – 66 vjeçe, e plagosur

Autorët e dyshuar

Pëllumb Kora

Daniel Kora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY