Të dhënat e TIMS: Markelian Doçi ishte në Holandë kur u vra...

Të dhënat e TIMS: Markelian Doçi ishte në Holandë kur u vra Durim Sulku!

522
0
Shares

Dyshimet se Markeljan Doçi nipi i Mentor Lufit mund të jetë autori i vrasjes së Ilirjan Sulajt (i njohur edhe me emrat, Durim Sula, Durim Sulku e Besnik Sulku) në 6 prill të këtij viti në Roterdam të Hollandës sa vijnë e përforcohen.
Prokuroria që po punon të për zbardhjen e ngjarjes së 27 majit në Tiranë beson se ngjarjet janë të lidhura. Për këtë arsye u dërgoi një kërkesë zyratare autoriteteve hollandeze që t’i vënë në dispozicion informacionet për vrasjen e Ilirjan Sulajt.
markelian dociGjatë hetimeve, prokuroria ka rënë në gjurmët e lëvizjeve që ka kryer Markeljan Doçi, i cili vrau në Tiranë, Besnik Sulkun në përplasjen me armë të së mërkurës.
Në bazë të sistemit TIMS rezulton se ai ka dalë nga Shqipëria në datën 28 shkurt të këtij viti dhe është kthyer në datën 10 prill, 4 ditë pas vrasjes së Ilirjan Sulajt në Roterdam.
Rruga e kthimit ka qenë ajo përmes aeroportit të Brukselit.
Prokurorët shqiptarë janë në pritje të materialeve nga autoritetet hollandeze, për të parë nëse ka gjurmë të Markeljan Doçit në makinën BMW që u përdor në ekzekutimin e 33-vjeçarit Sulku.
Hetuesit kanë dyshime se vrasja e trefishtë në Tiranë është pasojë e një zinxhiri ekzekutimesh. Këto dyshime përforcohen nga mediat hollandeze.
durim sulku 1Televizioni Publik i Hollandes, NOS, raporton se Ilirjan Sulaj ishte i njohur i dy vëllezërve Florenc e Glevis Tola, të cilët u vranë po në Roterdam në janar të këtij viti.
Prokuroria po heton gjithashtu edhe lidhjet e italianit Salvatore Lettizia me Durim e Besnik Sulkun.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se i njihte prej 15 vjetësh dy vëllezërit dhe se kishte ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në një ceremoni që do mbahej nga familja Sulku në kujtim të Ilirjanit.
Për 5 herët e tjera që kishte hyrë në Shqipëri ai nuk ka dhënë detaje, ndërsa ka shprehur shqetësim për sigurinë e tij, ndonëse mbahet nën masa të larta sigurie në burgun 302.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY