Gentian Muhameti: Problemet për kandidimin do t’i zgjidh me ambasadën amerikane dhe...

Gentian Muhameti: Problemet për kandidimin do t’i zgjidh me ambasadën amerikane dhe italiane

71
0
Shares

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti thotë se cështjen e tërheqjes së PD lidhur me kandidaturën e tij do ta zgjidh me ambasadën amerikane dhe italiane.
“Lulzim Basha e di mjaft mirë që nuk kam asnjë rekord kriminal. Qëndrimi i Ambasadës Amerikane është parimor, nuk është personal dhe nuk ka lidhje me një kandidat të vetëm. Ambasada Amerikane qëndrimin e vet e ka mbështetur mbi disa të dhëna ose fakte, të cilat unë nuk i njoh. Por unë njoh të dhënat dhe faktet e mia, të cilat i njeh edhe lidershipi i PD-së. Të dhënat dhe faktet e mia flasin për një kartelë penale të pastër, të konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë së Italisë”, thotë Gentian Muhameti.
Më tej ai flet edhe për luftë klanesh në PD. “Unë i kam qëndruar larg këtij sherri, sepse sherrxhinjve përgjigjen ua kam dhënë brenda partisë, duke depozituar provat dhe dokumentet, njëlloj si kanë bërë edhe kandidatë të tjerë, por edhe sepse këtë çështje kam vendosur ta zgjidh me Ambasadën Amerikane dhe Italiane”, thotë Muhameti, sikurse shkruan Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY