Shkëlzen Berisha: Rama të kthejë kërriçin dhjaks në Librazhd

Shkëlzen Berisha: Rama të kthejë kërriçin dhjaks në Librazhd

115
0
Shares

Shkëlzen Berisha ka reaguar në “Facebook”, kundër Taulant Ballës, deputetit socialist që në një debat me ish-kryeministrin, në mënyrë të përsëritur përmendi edhe emrin e Shkëlzen Berishës.
“Unë nuk kam asnjë kalë për ta çuar në Suedi, është Rama ai që duhet të kthejë kërriçin e tij në Librazhd. Në lidhje me shpifjet e reja edhe njëhereë boll bërë trimin në parlament dhe dhjaksin në gjykatë duke shtyrë pafund seancat”, shkruan Shkëlzen Berishën.
Ky reagim erdhi pasi Taulant Balla i ishte drejtuar Sali Berishës në Parlament me frazën “I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi”.
Disa ditë më parë, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, publikoi një fotografi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” duke kalëruar me një kalë. Ish-bashkëshortja e tij, Sadije Berisha shkruante në profilin e saj në “Facebook” se kali me emrin Meri është i saji. Sipas Sadijes, 3 vjet më parë asaj iu premtua (pa e përmendur se nga kush), se kali do ti kthehej pasi ajo tashmë jetonte në Suedi, por kjo nuk ndodhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY