New York, përkujtohet 42 vjetori i revoltës në burgun e Spaçit

New York, përkujtohet 42 vjetori i revoltës në burgun e Spaçit

40
0
Shares

Të dielën, më 24 maj, mbushen 42 vjet nga revolta e Spaçit, një nga protestat e hershme ndaj regjimit diktatorial. Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak; 4 nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan. Për të kujtuar këtë ngjarje dhe të gjithë të persekutuarit e regjimit dhe familjet e tyre, Fondacioni i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe Bijtë e bijat e Shqipërisë në Amerikë organizuan disa ditë më parë në New York, një takim përkujtimor në Monroe College.
Në këtë takim, Asambleja e New York-ut nderoi me një proklamatë njërin prej qëndrestarëve të burgjeve të diktaturës komuniste, Pëllumb Lamaj, i cili ka qenë edhe ish i burgosur në burgun famëkeq të Spaçit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY