Erion Veliaj: Vezën e Edi Ramës nuk e bën njeri, kur sulmoja...

Erion Veliaj: Vezën e Edi Ramës nuk e bën njeri, kur sulmoja Gramoz Rucin dhe Ilir Metën, nuk i kuptoja mirë gjërat

69
0
Shares


Për përzgjedhjen e tij si kandidat i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se deri në momentin e fundit ai nuk dinte asgjë për emrin e tij, si kandidat i mundshëm

Erion Veliaj ka qenë sot në një rrëfim për jetën etij, i ftuar nga Blendi Fevziu te emisioni “Opinion” i TV Klan.
Në rrëfimin e tij ka zbuluar edhe marrëdhëniet me emra të vecantë të politikës shqiptare, kryesisht të së majtës.
Në këto shpjegime ka vlerësuar Edi Ramën, si “njeri punëtor që punon deri në orën 02.00 të mëngjesit. Vezën  e Edi Ramës, nuk e bën dot njeri”,  ka mbyllur këtë pjesë të rrëfimit të tij, Erion Veliaj.
I pyetur për sulmet e hershme ndaj Gramoz Rucit dhe Ilir Metës, Erion Veliaj ka pranuar se, “kur je brenda politikës dhe ke një detyrë e përgjegjësi shoqërore e insitucionale, i kutpon gjërat dhe përgjegjësitë ndryshe edhe për të tjerët. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i mëvonshën me Rucin e Metën, bëri që të ndryshojë mendimin dhe opinionin për ata, duke i kuptuar gjërat ndryshe”.
Për përzgjedhjen e tij si kandidat i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se deri në momentin e fundit ai nuk dinte asgjë për emrin e tij, si kandidat i mundshëm.
Pjesë e rrëfimit të tij ka qenë ikja e tij në moshën 11 vjec e gjysmë në Greqi, me dajën e tij të vogël, ndërsa rrëfeu edhe për punët kamerier, recepsionist, në mensën e universitetit, pastures bore etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY