Manjani i LSI-së i përgjigjet Blushit: Zbrit në botën reale, kaq...

Manjani i LSI-së i përgjigjet Blushit: Zbrit në botën reale, kaq mundësi ka Shqipëria

48
0
Shares

Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani ka komentuar tek Ora News, letrën e deputetit socialist Ben Blushi mbi keqqeverisjen e vendit dhe problemet ekonomike në rritje. Nga deklaratat e tij, Manjani duket qartë se Shqipërinë nuk e sheh si tokën e mundësive reale për zhvillim,  ndërsa në inkoherencë me këtë të parën shprehet se shqiptarët duhet të mos largohen se “vendi i tyre i ofron gjithçka”.
“Por po përpiqem të ndaj retorikën personale apo fjalorin e tejshtuar për të tërhequr vëmendjen nga thelbi i problemit. Nëse i marrim gjërat në botën e reales fillojmë të kuptojmë sesa mundësi ka realisht Shqipëria. Alternativa tjetër është se duhet të japësh edhe zgjidhje, është e thjeshtë të japësh kritikë”, tha ai.
Për sa i përket largimit të shqiptarëve, Manjani tha se, “vendi jot të ofron gjithçka. Të vijnë të punojnë tokën që e lënë djerrë, se nuk ka kuptim të punojmë tokën e tjetrit si argat”, shprehet Manjani.
Për sa i përket largimit të shqiptarëve Manjani tha se Europa ka nevojë për persona të kualifikuar dhe me arsimin e duhur.
“ Vërtet perëndimi kërkon emigrantë, por kërkon krah pune të kualifikuar e kërkon me diplomë në xhep me profesion të konfirmuar”, thotë më tej Ylli Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY