Gramsh, banorët protestojnë për shpronësimet, një shtëpi vlerësohet vetëm 800 mijë lekë

Gramsh, banorët protestojnë për shpronësimet, një shtëpi vlerësohet vetëm 800 mijë lekë

42
0
Shares

Banesat dhe tokat bujqësore të rreth 500 familjeve në rrethin e Gramshit preken nga Hidrocentrali i Banjës dhe nga ndërtimi i rrugës Banjë-Gramsh.

Banorët kanë nisur një protestë për të kundërshtuar, sipas tyre, çmimet qesharake me të cilat po kompensohen.
Sipas banorëve, një metër tokë është vlerësuar 175 lekë (të reja), ndërsa një banesë dykatëshe vetëm 800 mijë lekë.
Banorët kërkojnë që fshati të zhvendoset, pasi jetesa e tyre në këtë zonë është e pasigurt për shkak të përmbytjeve.
Lindor Çarçiu, kryeplaku i fshatit Drizë, thotë se, “Kompensimi i kompanisë në natyrë është i papranueshëm për ne. Është qesharak. Ne kërkojmë rivlerësim të çmimit për shtëpitë dhe tokën. Kërkojmë shpërngulje të fshatit, pasi nuk mund të jetojmë dot më këtu. Kërkojmë shtëpi dhe tokë, siç i kemi këtu. Jemi të lodhur nga sa është bërë deri tani. Fshati ka vendosur që të bojkotojë zgjedhjet”.
Banorët janë shprehur mosbesues për zgjidhjen e problemit të tyre, ndaj dhe kanë vendosur afate kohore. Ata kanë deklaruar se mijëra banorë të komunës do të bojkotojnë zgjedhjet dhe do të ndjekin dhe forma të tjera të protestës, deri në zgjidhjen e problemit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY