UPDATE/Nishani, qeverisë: Lini zyrat dhe ejani pranë banorëve pa shpresë

UPDATE/Nishani, qeverisë: Lini zyrat dhe ejani pranë banorëve pa shpresë

44
0
Shares

Presidenti Nishani e konsideroi sot largimin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit një fenomen kombëtar, ndërsa u takua me qindra banorë të Shishtavecit, një fshat malor në thellësi të qarkut të Kukësit. Qindra të tjerë nuk i takoi dot pasi kanë lënë shtëpitë dhe e pronat dhe prej javësh kanë emigruar në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani. Nishani zgjodhi fshatin më emblematik për largimin epidemik të njerëzve jashtë vendit për ti bërë thirrje qeverisë të trajtojë me seriozitet cështjen e braktisjes s vendit. “U bëj thirrje qeverisë që të lerë urgjent zyrat dhe t’u ndodhen pranë qytetarëve të vendit të dëgjojnë shqetësimet dhe t’u japin zgjidhje problemeve të tyre”, tha Nishani. Ai tha se dënon skemat e mashtrimit që elementë kriminalë përdorin në dëm të qytetarëve. Ndërkaq bëri thirrje edhe një herë që zgjidhja të mos shihet tek mbyllja e kufirit, por tek dhënia e alternativave dhe zgjidhjeve konkrete.

Kreu u Shtetit theksoi se ndante me dhimbje shqetësimin për largimet masive familjare qe kanë prekur edhe këtë zonë të Shqipërisë, ashtu sikurse shumë zona të tjera të vendit. Duke bërë apel për mosbraktisjen e shtëpive, fshatrave e qyteteve, Presidenti iu bashkua shqetësimit të banorëve për zgjidhjen emergjente të situatës dhe ofrimin e planeve zhvillimore afatmesme e afatgjata për këto zona.

Presidenti Nishani premtoi se do ta ndjekë me përparësi absolute këtë situatë, do të kërkojë mbështetjen dhe zbatim të menjëhershëm të projekteve lokale dhe do kërkojë nga ekzekutivi ndërmarrjen e politikave qeverisëse urgjente për ndalimin e kësaj hemorragjie me përmasa kombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY