Kukës, arrestohen dy hasianë, tentonin trafikim droge drejt Kosovës

Kukës, arrestohen dy hasianë, tentonin trafikim droge drejt Kosovës

67
0
Shares

Një operacion antidrogë i koduar “JUPA 1”, organizuar nga policia e Kukësit, ka arrestuar në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së sotme, dy persona, ndërsa u sekuestruan rreth 3 kg lëndë narkotike mariuanë me destinacion Kosovën.
Burime nga polica e Kukësit, bënë ë ditur se, specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, pas një hetimi dy mujor proaktiv, në orët e mbrëmjes së sotme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “JUPA 1”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: Indrit. S.  Lala, 22 vjeç, banues në qytetin Krumë të Rrethit Has dhe Selanik. P. Hoti, 23 vjeç, banues në qytetin Krumë të Rrethit Has.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në rrugën Kukës – Morinë, pasi me automjetin tip “Mercedes Benz” me targa  AA 552 KE, që e drejtonte Indrit Lala, transportonin rreth 3  kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Mariuan , të cilët do ta trafikonin për në Kosovë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës,  rezulton se këta shtetas kryenin trafikim të lëndëve narkotike në sasi të vogla në drejtim të Kosovës.
Lëndën narkotike e kanë blerë në një qytet të Shqipërisë së Mesme. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Meterialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY