Gjykata e Krimeve të Rënda verfikon masat e sigurisë dhe lë në...

Gjykata e Krimeve të Rënda verfikon masat e sigurisë dhe lë në burg 5 “gjobëvënësit”

67
0
Shares

Pese të arrestuarit për akuzën e “gjobëvënies” të një biznesmeni në rrugën e “Kavajës” mohojnë akuzat.
Para gjyqtarit Klodian Kurushi, të dyshuarit Genc Ferhati, Pajtim Serjani, Arianit Luli, Ditmir Reçi dhe Klevis Kardashi mohuan akuzën e “gjobëvënies”. Ata i thanë gjyqtarit Kurushi se ishin miq dhe shok prej vitesh me kallëzuesin dhe nuk janë të vërteta akuzat e tija. Pajtim Serjani nga ana tjetër ka pretenduar se me kallëzuesin janë ortak edhe të një biznesi duke mohuar gjobëvënien.
Pavarësisht pretendimeve të të dyshuarve, prokuroria i kërkoi gjykatës që 5 të dyshuarit të mbesin në qeli nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, kërkesë kjo që u miratua nga gjykata duke lënë në fuqi vendimin e dhënë në mungesë ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj biznesmenit të kafes, të cilit në formë gjobe i kërkonin 13 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY