Edi Rama nga “bashkimi klasik me Kosovën”, në dakordësinë me Aleksandër Vuçiç...

Edi Rama nga “bashkimi klasik me Kosovën”, në dakordësinë me Aleksandër Vuçiç për projekte të përbashkëta me Serbinë

43
0
Shares

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç konfirmon vizitën e tij në Shqipëri në fund të majit, ku do të marrë pjesë në konferencën e SEECP që do mbahet në Tiranë. Deklarata erdhi gjatë takimit të Vuçiç dhe Ramës në Bruksel, së bashku me delegacionet që i shoqëronin. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, merr pjesë në Samitin për Ballkanin që po zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian, ku pjesëmarrës është edhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Mirëseardhjen ua uroi Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn, i cili më pas i la në diskutime dy Kryeministrat, në të parën përballje pas deklaratës së Kryeministrit shqiptar mbi bashkimin klasik me Kosovën.
Biseda mes dy kryeministrave u përqendrua në projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të paraqiten në takimin e sotëm mes drejtuesve të këtyre vendeve dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.
Projektet më konkrete për të cilët Rama dhe Vuçiç dhanë mbështetjen e tyre të plotë janë autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, hekurudhë që do të lidhë Beogradin me Budapestin, si dhe dhe autostrada Adriatiko Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug të vendit tonë.
Kryeministri Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi.
“Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara, duke bërë sëbashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas Luftës së Dytë Botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevojë për Ballkanin”, theksoi ai.
Ndërsa Kryeministri Vuçiç shprehu mbështetjen e qeverisë serbe për projektet e dy projekteve për të cilat u dha mbështetja e plotë dhe theksoi se, “Bashkimi Europian duhet të kuptojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja projekteve do të nxisë ekonominë e të dy vendeve”.
Më herët, Rama ka pasur një mëngjes pune me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, si dhe u takua me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç, e më pas me Komisioneren për Politikën e Jashtme, Mogherini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY