Vëmendja e politikës dhe opinionit të zgjedhjet, çmimi i naftës “fluturon” edhe...

Vëmendja e politikës dhe opinionit të zgjedhjet, çmimi i naftës “fluturon” edhe 3 lekë më shtrenjtë

35
0
Shares
foto ilustruese

Çmimi i naftës u rrit këtë fundjavë edhe me tre lekë për litër. Çmimi me pakicë e një litri naftë u shit dje me 177 – 179 lekë nga 174 lekë që ishte ditën e shtunë.
Rritja në këto nivele këtë herë ngelet e pambështetur në faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, pasi taksa e shtuar 10 lekë u reflektua më herët gjatë muajit shkurt, ndërkohë që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare mbetet në nivelin e 63 dollarëve për fuçi.
Çmimi i naftës që nga muaji janar është rritur me 18 lekë për litër, ose 11.3 për qind.
Tani kur politika e dhe opinioni publik kanë spostuar vëmendjen te dekriminalizimi dhe te zgjedhjet lokale, tregu i karburanteve po aplikon strategjinë e rritjes së çmimeve edhe kur arsyet mungojnë.
Pak kohë më parë, pas një hetimi të thelluar mbi tregun e karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës doli me konkluzionin se tregu nuk operon në kushtet e monopolit.
Nga ana tjetër nevojat e tregut vendas po plotësohen në rreth 30 për qind me naftës vendase, që po përpunohet nga ARMO dhe importet e naftës kanë rënë më shumë se 20 për qind në dy muajt e parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY