Bllokohen asetet e kompanisë Carrefour në Tiranë

Bllokohen asetet e kompanisë Carrefour në Tiranë

235
0
Shares

Një shoqëri përmbaruese ka bllokuar asetet e kompanisë “Carrefour” për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj furnitorëve. Shoqëria përmbarimore ka zbatuar një vendim gjykate në favor të dy kompanive që furnizojnë rrjetin e supermarketeve. Bëhet fjalë për një borxh që arrin në 8.5 milionë lekë që u detyrohet rrjeti i njohur në botë.

Shoqëria “Carrefour” është e pranishme në vendin tonë që nga viti 2011, ndërkohë që në muajin Janar të këtij viti grupi ka ndërruar pronësi, duke kaluar 100% të aksioneve në duart e kompanisë “CM Balkans BV”, një kompani holandeze, dega greke e së cilës u bë edhe pronare e supermarketit në Shqipëri.

Media të ndryshme kanë theksuar se rrjeti i supermarketeve “Carrefour” duket se ka një histori me detyrimet që ka ndaj furnitorëve. Vetëm për vitin 2012 këto detyrime arrinin në vlerën e 8.6 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2013 afërsisht 9 milionë dollarë.

 

Në Shqipëri, “Carrefour” operon me 2 hipermarkete nën brandin “Carrefour”, njëri në TEG dhe tjetri në QTU, ndërkohë që 17 supermarkete nën brandin “Carrefour market”, ndodhen përvec në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY