Puna e natës, Kodi i ri detyron punëdhënësit të paguajnë deri në 50 për qind shtesë page

Ndaje

Nëse punoni nga ora 19.00 – 22.00 apo nga ora 22.00 – 06:00 të mëngjesit kërkojini punëdhënësit tuaj t’ju paguaj 20 – 50 për qind rrogë shtesë. Kodi i ri i Punës i detyron tashmë punëdhënësit të bëjnë një pagesë 20 – 50 për qind rrogë shtesë, nëse punohet nga ora 19.00 – 22.00 apo nga ora 22.00 – 06:00 të mëngjesit.
Sipas Drejtorit të Inspektimit dhe Marrëdhënieve në Punë, Erion Manohasa, mësohet se ka pasur abuzime.
“Përkufizimin e punës së natës, i linte pak abuzime sepse puna e natës paguhet me një pagesë shtesë e cila është me 20 për qind nga ora 19:00 – 22:00 dhe me 50 për qind nga ora 22:00 – 06:00 të mëngjesit. Me ketë përmirësim të përkufizimit nuk i lihet hapësirë punëdhënësit që mos  a kryejë këtë pagesë”, shpjegon Manohasa.
Ndërkohë, nëse ndokush do të ketë nevojë për një babysitter, për një hidraulik, apo për një elektricist nuk do ti duhet të telefonojë më persona, të specializuar në këto fusha, apo të tjera. Këta punëtorë do të drejtohen nga agjencitë të cilat do të paguajnë çdo detyrime ligjor të tyre sikur të ishin një punëmarrës.
“ Këto agjenci do kenë si të punësuar kategori të ndryshme që kryejnë aktivitete që zgjasin pak në kohë. Prandaj quhen Agjenci të Punësimit të Përkohshëm. Marrim shembuj të punëtorëve me ditë hidraulikët, elektricistët etj të cilët deri tani ishin të punësuar në të zezë dhe pa mbrojtjen ligjore. Me këto ndryshime ligjore këto punonjës do të jenë punëmarrës të këtyre agjencive, të cilët do t’ia japin kundrejt pagesës subjekteve pritëse”, sqaron më tej Drejtori i Inspektimit dhe Marrëdhënieve në Punë, Erion Manohasa.
Kodi i ri i Punës përcakton qartë mënyrën se si do të jetë marrëdhënia mes punëmarrësve dhe punëdhënësve.
Sipas Kodit, “me kohëzgjatje të punës kuptohet koha gjatë së cilës punëmarrësi është në dispozicion të punëdhënësit, përfshirë edhe kohën gjatë së cilës kryen formimin ose riformimin profesional, të urdhëruar nga punëdhënësi. Nuk përfshihet në kohën e punës koha e pushimit, gjatë së cilës punëmarrësi nuk është në dispozicion të punëdhënësit”.
“Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë të punës, punëdhënësi mund të urdhërojë punëmarrësit për të kryer orë shtesë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevojshme si dhe duke marrë parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit”,  përcaktojnë ndryshimet në Kod. Gjithashtu në ndryshimet e këtij Kodi, parashikohet se punëmarrësit me kohë të pjesshme gëzojnë të njëjtat të drejta si punëmarrësit me kohë të plotë që kryejnë të njëjtën punë.
Kodi i ri i Punës është miratuar rreth dy javë më parë në qeveri dhe pritet që ndryshimet e tij ti kalojnë Parlamentit.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje