Meta – Rama takim me 61 kandidatët e majtë: Gati për një...

Meta – Rama takim me 61 kandidatët e majtë: Gati për një fitore shembullore

68
0
Shares

“Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve. Drejtimi i duhur”.
Ky është statusi që kryeministri Edi Rama ka bërë në rrjetin social “Twitter” menjëherë pas përfundimit të takimit me kandidatët për bashkitë të koalicionit të majtë.
Koalicioni i majtë mblodhi kandidatët e 61 bashkive për zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Përreth një orë deputetë, ministra, kandidatë dhe aleatë të qeverisjes, mbajtën nën kryesimin e Kryeministrit Rama një takim organizativ për këto zgjedhje në ambientet e Akademisë së Arteve.
Pas përfundimit të takimit zëvendës kryeministri Niko Peleshi theksoi se ky ishte një takim unifikues për të treguar që kandidatët janë të përzgjedhurit e një koalicioni dhe jo të një partie të vetme.
“Ishte takimi i parë unifikues i 61 kandidatëve. Dëshiroj të theksoj se mesazhi kryesor që u dha ishte unifikimi i kandidaturave si kandidatura jo të një partie por të një koalicioni të zgjeruar. Koalicioni jonë në këtë fushatë do futet me një frymë pozitiviste larg toneve të ashpra politike. Është një formacion kandidatësh ku dominon prezenca e zonjave që do kenë jo vetëm mbështetje maksimale të koalicionit por edhe të komuniteteve. Nuk u fol për detaje për sloganin”, u shpreh Peleshi.
Ndërsa deputeti Socialist Taulant Balla u shpreh se në takim ishin të pranishëm të gjithë deputetët ministrat dhe 61 kandidatët e së majtës të përzgjedhur për të garuar në zgjedhjet e 21 qershorit. Ai theksoi se ky ishte një takim i parë organizativ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY