Marinsat britanike akuzohen për sulm seksual në Kanada

Marinsat britanike akuzohen për sulm seksual në Kanada

47
0
Shares

Katër anëtarë të marinës britanike u akuzuan të enjten për sulm seksual, pas një ngjarje të ndodhur më 10 prill në Nova Scotia të Kanadasë, tha një zëdhënës i Departamentit kanadez të Mbrojtjes.
Personat e ndaluar, Craig Stoner 24 vjeç, Darren Smalley 35 vjeç, Joshua Finbow 23 vjeç dhe Simon Radford 31 vjeç, janë anëtarë të një ekipi britanik hokej të marinës dhe do të merrnin pjesë në një turne. 
Mediat lokale kanë raportuar se ata kanë sulmuar një femër nga Halifax.
“Kjo është një akuzë shqetësuese. Jam i kënaqur me bashkëpunimin e plotë të ofruar nga autoritetet britanike për të mbështetur punën e vështirë hetimore të ekipin mbi këtë çështje”, tha nënkoloneli kanadez Francis Bolduc.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha në një deklaratë se e klasifikon ngjarjes si shumë serioze, por nuk do të komentoj më tej në lidhje me të derisa proceduarat hetimore janë duke vazhduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY