Vendimi i qeverisë: Festat zyrtare gjatë fundjavës, rikthehet pushim edhe e hëna

Vendimi i qeverisë: Festat zyrtare gjatë fundjavës, rikthehet pushim edhe e hëna

38
0
Shares

Qeveria rikthehu sot, me në vendim të sajin, pushimin gjatë së hënës kur festat zyrtare janë në ditë të shtunë ose të diel. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi në një konferencë për mediat njoftoi për këtë vendim.
Vendimi zbatohet prej të dielave pasardhëse, kur besimtarët katolike dhe më pas ata ortodoksë festojnë Pashkët. Në 23 dhjetor të 2009 Berisha shfuqizoi rregullin e vendosur nga Fatos Nano, që nëse dita e festës është në fundjavë, pushimi shtyhet.
Ky vendim bëhet edhe për të respektuar Kodin e Punës theksoi zëvendëskryeministri Niko Peleshi.  Gjithashtu një tjetër projekt i qeverisë shqiptare është ai i bonuseve për punonjësit e administratës shqiptare.
“Ne do të pajisim me bonuse ata punonjës të administratës që japin rezultate të mira. Iniciativa do të jetë financiare. Gjithashtu përfitime do të ketë edhe për profesionet e vështira, siç janë mjekët e specializuar apo mësuesit e lëndëve ekzakte. Po përmbyllim kështu një paketë iniciativash dhe t’i shpërblejmë ata në mënyrën më dinjitoze”, tha Peleshi.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY