Shpërthen një pus nafte në Marinzë, rrezikohet shembja e shtëpive

Shpërthen një pus nafte në Marinzë, rrezikohet shembja e shtëpive

189
0
Shares

Shpërthimi i një pusi nafte në Marinzë të rrethit të Fierit, përbën një kërcënim serioz për banorët e zonës. Për shkak se shpërthimi sipërfaqësor, në formë fontane, është pasuar edhe me shpërthime nëntokësore, banesat e banorëve rrezikojnë të shemben, ndërsa uji, bashkë me përbërës të naftës e gazit, është përhapur edhe nëpër fushat dhe kanalet e zonës, duke përbërë një kërcënim për ndotje mjedisore. Për banorët kërcënimi i ndotjes mjedisore nuk është i vetmi, ndërsa ndjehen të rrezikuar dhe nga gazrat toksikë që përhapen në sipërfaqe.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Banorët tregojnë se rreth orës 08.00, dëgjuan shpërthimin dhe panë fontanën e naftës e gazit të shpërthejë në ajër. Më vonë, mësohet se shpërthimi u pasua nga shpërthime nëntokësore, i shtrirë nëpër gjithë sipërfaqen e fshatit Marinëz, pas të cilëve, uji i ndotur hyri nëpër banesat e fshatit, duke përbërë një kërcënim serioz edhe për shembjen e këtyre banesave, nga shembjet e mundshme të dherave.
Pas situatës së krijuar, forca zjarrfikëse dhe të policisë shkuan në vendin e ngjarjes, duke filluar evakuimin e banorëve të zonës, bllokimin e rrugëve, si edhe mbylljen e një shkolle, e cila gjendet pranë zonës së shpërthimit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY