Rama nga Shkodra: Tom Doshi e meritoi përjashtimin, gara elektorale tani na...

Rama nga Shkodra: Tom Doshi e meritoi përjashtimin, gara elektorale tani na vështirësohet

65
0
Shares


Edi Rama jsutifikohet për përjashtimin e Tom Doshit si vendim grupi parlamentar, por prezanton Keti Bazhdarin, si zgjedhje dhe vendim të tijin personal, duke injoruar strukturat drejtuese dhe deputetët e grupit parlamentar.

Kryeministri Edi Rama duke folur sot për herë të parë para strukturave të PS-së në Shkodër për çështjen e Tom Doshit dhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste, është munduar të qetësojë strukturat me faktin se nuk do të hakmerret. “Premtimi” i Ramës është pritur me rezerva, ndërsa vetëm pas bërjes publike të qëndrimit të Tom Doshit, raprezalja në Shkodër nuk kruseu shkarkimin e Ardit Hallunit, kreut të PS-së së Shkodrës dhe drejtor i OSHEE në këtë qytet, të drejtorit të spitalit rajonal, Tonin Marku, etj.
Por, më tepër se “premtimi”, duket “rrëfimi” i Edi Ramës para strukturave të PS-së së Shkodrës ka apsur si qëllim justifikimin e prishjes së miqësisë së tij me Tom Doshin, duke mos e fshehur edhe keqardhjen për “vështirësimin e fitores në Shkodër”.
Duke e justifikuar vendimin e ëprjashtimit të Tom Doshit, si vendim të grupit parlamentar dhe jo të tijin, Rama ka tentuar të komentojëe këtë vendim duke e quajtur si të pashmangshëm përjashtimin e Doshit.
“Për fat të keq përjashtimi i Tomës u bë i pashmangshëm, për shkak të papërgjegjshmërisë së tij, konfliktit me ministrant e deri  te deklaratat për tundje të themeleve të qeverisë”, u justifikua Rama gjatë takimit me strukturat e PS në Shkodër.
Kryeminiitri Edi Rama, duke konfirmuar edhe Ben Blushin, pranoi se Tom Doshin e kishte mik, por parimi që e udhëheq, e detyroi të merrte vendimin për përjashtimin e deputetit.
“Unë e kisha mik, por kam një parim, prish miqësinë para punës”, ka theksuar ai.
Edi Rama nuk kishte si të mos përmendte edhe “shkakun” e kësaj miqësie të prishur.
Duke komentuar akuzat e Tom Doshit ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta, Edi Rama pohoi se kishte kërkuar nga “miku i tij” që ta lërë këtë çështje, të cilën ai e ka konsideruar si çmenduri. “Unë i thashë Tomës për çështjen e vrasjes, lëre këtë çmenduri”, ka thënë përpara anëtarëve të partisë kreu i socialistëve.
Më pas takimi me strukturat vazhdoi me diskutimin e problemeve të degës së kësaj partie. Gjatë takimit, ndërsa Edi Rama, i cili vendimin për përjashtimin e Tom Doshit “e shiti” si vendim “kolegjial” të grupit parlamentar, prezantoi Keti Bazhdarin si kandidaturën e PS-së për bashkinë e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, por edhe si vendim tërësisht i tijin, në injorim të strukturave drejtuese e deputetëve të PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY