Koalicioni opozitar: Kandidatë të përbashkët për fitore në zgjedhjet e 21 qershorit

Koalicioni opozitar: Kandidatë të përbashkët për fitore në zgjedhjet e 21 qershorit

31
0
Shares

Partitë e opozitës vendosin të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve. Në përfundim të një takimi sot në selinë e PD-së, partitë e opozitës e shprehën këtë vullnet edhe nëpërmjet një deklarate të përbashkët.
“Tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Në tryezë u vendos gjithashtu që negociatat do të vazhdojnë deri në 6 prill, të materializuara në marrëveshje dypalëshe, të çdo partie opozitare të këtij koalicioni, me PD-në.
“Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike”, përfundon deklarata e përbashkët.
Në përfundim të tij përfaqësuesi i kësaj partie, Arjan Madhi njoftoi nisjen e negociatave për një aleancë për zgjedhjet lokale.
Në një prononcim për mediat, Madhi tha se me Bashën këtë të mërkurë u diskutuan parimet e bashkëpunimit, ndërsa më tej do të vendoset për emrat.
“Ne kërkojmë që të respektohen parimet e barazisë dhe proporcionalitetit. Në bazë të këtyre parimeve do të vendosim për aleancat. Ne do të hymë në proces negocimi me PD. Sot nuk kemi përmendur as bashki e as emra preferencialë, PR ka një qëndrim të përbashkët me PD përtej zonave të lira”, tha Madhi.
Megjithatë, sa i takon Durrësit, republikanët duket se nuk tërhiqen nga kandidatura e Agron Dukës.
“I qëndrojmë propozimit për zotin Duka si personaliteti i duhur për Durrësin, që del dhe i fituar në sondazhe”, shtoi Madhi.
Në takim nuk u paraqitën deputetët e PDIU-së, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar më herët nga deputeti i këtij subjekti, Tahir Muhedini.
Ndërsa nga PD mësohet se kryetari Basha ka emëruar nënkryetarin Edmond Spaho për të përfaqësuar partinë në negociatat me palët e tjera, si dhe deputetin Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY