Arrestim i paligjshëm, gjykata liron drejtuesit e Interpolit

Arrestim i paligjshëm, gjykata liron drejtuesit e Interpolit

44
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Artan Bajraktarin, shefin e Interpol Tirana, i cili së bashku me specialisten e këtij institucioni Loreta Alla u ndaluan mesnatën e të hënës pasi akuzohet për fshehje të informacioneve të dërguara nga Belgjikë për ndalimin e Mark Frrokut. Dy zyrtarë të Interpol-it që akuzohen për fshehjen e dosjes së deputetit Mark Frroku janë lënë të lirë. Gjykata e Tiranës krahas masës “detyrim paraqitje”,ka vendosur edhe pezullim nga detyra për Artan Bajraktarin, dhe Loreta Alla.
Masa e sigurisë, është dhënë nga gjykatësi Bledar Abdullai, ndërsa është mbajtur për me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Ish-shefi Interpol Tirana nuk ka pranuar akuzën se ka fshehur dosje.
Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ka reaguar Ardian Visha, avokati i oficerit të policisë Artan Bajraktari. Sipas tij, me këtë vendim u rrëzua vendimi dhe veprimi cinik i policisë, duke shprehur sigurinë se klienti i tij është i pafajshëm.
“U rrëzua ndalimi i policisë, veprim cinik i pa mençur, i kryer në mënyrë të paligjshme. Besoj në pafajësinë dhe integritetin e Artan Bajraktarit. Arrestimi i tij ishte një masë ekstreme. Nuk ka asgjë të paligjshme në veprime te Bajraktarit. Nuk ka vepër penale kur nuk ka pasojë. Nuk ka qartësi të aktit që mbulon këtë veprim”, u shpreh avokati Visha.
Dy zyrtarët akuzoheshin për shpërdorim detyre pasi mbajtën të fshehtë dy urdhër-arreste të mbërritura nga Belgjika për deputetin Mark Frroku, në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij për vrasje në bashkëpunim të shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel. Urdhër arrestet ndërkombëtare, të firmosura nga Interpol Brukseli, kishin ardhur në 8 dhe 23 janar të këtij viti, por kjo zyrë nuk i ka përcjellë shkresat në kohën e duhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bërë këtë gjë vetëm me 27 Mars.

 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY