DORËHIQET ARTAN DIDI

DORËHIQET ARTAN DIDI

460
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Shtetit Artan Didi, ka dhënë sot dorëheqjen. Vendimin e tij të parevokueshëm ai ia ka praraqitur kryemistrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
I emëruar në këtë post prej tetorit të vitit 2013, Artan Didi mblodhi sot paradite në një takim krerët e policisë për ti komunikuar dorëheqjen e tij  por dhe për ti falenderuar për bashkëpunimin. Ndërkohë në media lajmi i dorëheqjen u mësua në orën 10:00 të paradites.
Burime nga policia, bëjnë të ditur se Didi ka motivuar dorëheqjen e tij me “përgjegjësi morale për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit ”.
Nuk përjashtohet mundësia që kjo dorëheqje të lidhet me çështjen e deputetit Mark Frroku, veçanërisht me fshehjen e kërkesës së autoriteteve të drejtësisë belge, për arrestimin e deputetit. Po për këtë çështje, në orët e vona të mbrëmjes së 30 marsit u arrestua shefi i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari si dhe shefja e sektorit, e cila në 2012 edhe ajo mbante drejtimin e Interpolit, Loreta Alla.
Në vendin e Didit, pritet të komandohet deri në një emër të ri të mundshëm zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, me gradën Drejtues i Parë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY