Zgjedhjet vendore, KVV: Mungon vullneti politik, kuadri ligjor i paplotë

Zgjedhjet vendore, KVV: Mungon vullneti politik, kuadri ligjor i paplotë

77
0
Shares

Në më pak se tre muaj nga data e zgjedhjeve të para lokale me ndarjen e re territoriale, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka kërkuar sërish që të plotësohet në kohë mangësitë e procesit, por edhe që të realizohen edhe ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot raportin me rekomandime për zgjedhjet vendore 2015. Gjatë prezantimit të këtij raporti KVV theksoi se zgjedhjet e para vendore pas marrjes së statusit kandidat janë me rëndësi dhe duhet të plotësojnë pritshmëritë. Sipas KVV vullneti politik vazhdon të mungojë. Në raportin e KVV plotësimi i KQZ-së cilësohet hap i vonuar por pozitiv.
“Jemi akoma ne pritje pasi nuk ka asnjë lëvizje nga Parlamenti shqiptar për ndërtimin e komisioneve zonale të administrimin zgjedhor. Plotësimi i anëtarëve të KQZ-së ishte hap i vonuar por pozitiv. Kuadri ligjor për zgjedhjet nuk u prek për tu plotësuar me propozimet e bëra ndaj për këtë arsye mbeti i paplotë. Në mënyrën e funksionimit të KQZ vërehet se ka disa përmirësime por ka edhe disa sjellje jo konformë frymës së ligjit. KQZ nuk ushtron në mënyrë të plotë autoritetin dhe kompetencat e dhëna në të gjitha hallkat”, thuhet në raportin e KVV.
KVV ka paraqitur edhe disa rekomandime për institucionet përgjegjëse, por edhe për partitë politike.
KVV theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet e 21 Qershorit, si të parat pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, ndaj “duhet konsideruar me prioritet plotësimi i pritshmërive”.
Më tej theksohet se kandidimi i kandidatëve të pavarur është në pozita diskriminuese dhe kandidimi për Bashkinë e Tiranës përbën një sfidë absurde. KVV apeloi gjithashtu ndaj partive politike që të rrisin pjesëmarrjen e grave, për një përfaqësim të barabartë zgjedhor në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve.
“I bëjmë thirrje partive politike ti japin fund ndalimit të mediave të marrin pjesë në aktivitetet e veta. Të rrisin pjesëmarrjen e grave konformë statuteve që vet partitë kanë. Të kenë përfaqësim të barabartë zgjedhor në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve”, analizoi KVV.                                                              Një nga rekomandimet e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë ka qenë edhe që anëtarët e KZAZ-ve të mos jenë të angazhuar me funksione të tjera publike gjatë procesit të zgjedhjeve.
Në lidhje me listat e zgjedhësve, KVV bën me dije se ka rënë dakord me Ministrinë e Brendshme të njoftojë herë pas here qytetarët për publikimin e listave dhe për rregullimin e tyre deri në shpalljen e përfundimtare të tyre

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY