Sarkozy fiton zgjedhjet rajonale, hap të sigurtë për rikthimin si President në...

Sarkozy fiton zgjedhjet rajonale, hap të sigurtë për rikthimin si President në 2017

58
0
Shares

Partia e ish-presidentit të Francës Nikolas Sarkozy rezulton të jetë fituese e raundit përfundimtar të zgjedhjeve rajonale. Sipas Exit Polleve, UMP ka siguruar shumicën në mbi 60 këshilla lokale.
Fitore të rëndësishme ka korrur edhe ekstremi i djathtë i Frontit Nacional, që renditet e dyta në këto zgjedhje. Ndërsa socialistët e Presidentit Hollande rezultojnë të kenë humbur shumicën në mbi 30 këshilla rajonalë.
Këto votime shihen si një test përpara zgjedhjeve presidenciale të 2017, përmes të cilave Sarkozy kërkon të rikthehet si President. Para zgjedhjeve, Presidenti Hollande u përpoq të mobilizonte votuesit e majtë. Por votuesit e majtë kishin sipas sondazheve pak dëshirë për të marrë pjesë në zgjedhje, veçanërisht prej faktit se e ardhmja e qarqeve në Francë është mjaft e pasigurt për shkak të reformave të planifikuara strukturore.
Partia ekstremiste e djathtë e Marine Le Pen fitoi vjet në zgjedhjet evropiane rreth 25 për qind të votave duke dalë forca më e fortë politike në Francë. Drejtuesja e partisë Le Pen tha edhe një herë gjatë fushatës së tanishme elektorale se synimi final është Pallati Elize. Sipas anketave aktuale ajo ka shanse të mira për të arritur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në balotazh.
Edhe ish-presidenti Sarkozy donte që në këto zgjedhje të provonte shanset për zgjedhjet për kreun e shtetit në vitin 2017. Thuhet se ai po përgatitet për të kandiduar përsëri për betejën për pallatin Elize.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY