Durim Bami, Gjykata e Lartë sot vendos për masën e sigurisë

Durim Bami, Gjykata e Lartë sot vendos për masën e sigurisë

460
0
Shares

Gjykata e Lartë do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, personi që u deklarua si vrasësi i porositur për atentatin ndaj Tom Doshit. Durim Bami, personi si i pretenduar nga deputeti Tom Doshi për atentatin që do të kryhej ndaj tij dhe deputetit tjetër Mhill Fufi, do të dalë sërish para trupës gjyqësore e cila do të rivlerësojë edhe masën e arrestit pas ndryshimit të akuzës. Masa ndaj tij do të shqyrtohet nga e nëjta trupë gjyqtarësh që vendosën arrestin e shtëpisë për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Trupi gjykues me relator Aleksandër Muskaj dhe me anëtarë, Artan Zeneli, Admir Thanza, Guxim Zenelaj, dhe Majlinda Andrea do të vendosin për Durim Bamin, i cili aktualisht ka marrë masën e sigursë burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Mbi Durim Bamin rëndon akuza e kallëzimit të rremë nga ajo e vrasjes së mbetiur në tentativë, dhe aktualisht ai po mbahet në burg i Fushë Krujës. Fillimisht, Durim Bami ka qenë i akuzuar për tentativë vrasje të funksionarëve publikë. Tashmë Prokuroria ka ndryshuar akuzën në kallëzim të rremë dhe krijimi i rrethanave të rreme për një krim, me qëllim ndjekjen penale të një personi të caktuar.
Avokat i Durim Bamit, Ilir Murati, ka deklaruar se sot do të kërkojë lirinë e menjëhershme, pasi akuza aktuale është më pak e rrezikshme se akuza e vjetër.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY