Sarandë/ Elektricisti i OSHEE-së furnizonte me energji të vjedhur laboratorin e drogës

Sarandë/ Elektricisti i OSHEE-së furnizonte me energji të vjedhur laboratorin e drogës

77
0
Shares

Policia dyshon se një punonjës i OSHEE në Sarandë është i përfshirë në aktivitetin kriminal qe zhvillohej në fabrikën e kultivimit të drogës në fshatin Xarrë. Për këtë rast, mësohet se policia e Sarandës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj punonjësit të OSHEE, si person i implikuar në laboratorin e nëndheshëm të kultivimit të kanabisit të zbuluar tre ditë më parë në fshatin Xarrë.
Sipas policisë lokale, mësohet se 43-vjeçari me iniciale R. I., me detyrë elektricist është autori i lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike në godinën që kultivohej droge.
Godina vidhte 550.000 lekë (të vjetra) energji në ditë duke përdorur 1000 llamba, ventilatorë, aspiratore e kondicionerë. Elektricisti 43 vjeçar aktualisht po ndiqet në gjendje të lirë.
Tre ditë më parë policia sekuestroi 10 mijë kubikë kanabis në një laborator të nëndheshëm, ndërsa arrestoi 7 persona për kultivimin dhe paketimin e lëndës narkotike.
Sipas policisë kubikët e lëndës narkotike rriteshin në një hapësirë prej 1 mijë metra katrore dhe ndriçimi bëhej në mënyrë artificiale nëpërmjet llambave.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY