Tom Doshi dhe Mark Frroku ende nuk janë njohur me provat e...

Tom Doshi dhe Mark Frroku ende nuk janë njohur me provat e prokurorisë

64
0
Shares

Mark Frroku dhe Tom Doshi, ende nuk janë njohur me materialet dhe provat e dosjes ndaj tyre, ndërsa mësohet se do të merren sot në pyetje në ambientet e drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës. Po kështu, mësohet se, avokatët e tyre do të dorëzojnë në Gjykatën e Lartë, kërkesën për lirimin e klientëve të tyre.
Do të jenë prokurorët e kësaj çështje që nën praninë edhe të avokatëve do të marrin në pyetje dy

deputetë
t
Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Ndërkohë dy të ndaluarit, kaluan natën e parë, të ndarë, në dhomat e izolimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, ndërsa familjarët e tyre, pothuajse nuk i kanë lënë ambientet e jashtme të kësaj drejtorie.
Sipas avokatëve, mësohet se në marrjen e sotme në pyetje të klientëve të tyre, deputetët nuk o të japin shpjegime, ndërsa do të kërkojnë të njihen me materialet dhe provat e prokurorisë, për dosjen ndaj tyre.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY