Kërcënimi i Durim Bamit, sekuestrohen pamjet filmike në policinë e Tiranës

Kërcënimi i Durim Bamit, sekuestrohen pamjet filmike në policinë e Tiranës

91
0
Shares

Prokuroria ka sekuestruar sot pamjet filmike në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, për ditët që në këto ambiente, ka qenë i izoluar Durim Bami. Sekuestrimi i prokuroisë, erdhi pas akuzave publike, që deputeti Tom Doshi, nëpërmjet edhe avokatëve të tij, bëri pak ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.
Sipas Doshit, Durim Bami është kërcënuar deri edhe nga familja dhe fëmijët, në polici, nga një efektiv i forcave speciale të policisë, në rast se ai nuk ndryshonte dëshminë e tij, për atentatin e porositur ndaj deputetëve Tom Doshit dhe Mëhill Fufi.
Pas sekuestrimit, pritet këqyrja dhe analiza e pamjeve filmike.
Ndërkohë, Durim Bami, i njohur si “atentatori” në çështjen “Doshi”, është thirrur sërish sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje si i pandehur. Ai tashmë akuzohet vetëm për kallëzim të rremë, pas rrëzimit të akuzës “vrasje të funksionarëve të lartë publikë, mbetur në tentativë”.
Bami u soll në Tiranë nga burgu i Fushë-Krujës dhe rreth mesditës, prokurori i çështjes ka nisur pyetjen. Ndërsa dje, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Gjykatës së Lartë, që të caktojë masën e arrestit ndaj Durim Bamit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY