Sot arrestimi i Tom Doshi dhe Mark Frroku, në duart e Kuvendit

Sot arrestimi i Tom Doshi dhe Mark Frroku, në duart e Kuvendit

130
0
Shares

Fati i arrestimit të mundshëm të dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku, është sot në duart e Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë do të hedhë sot në votim, kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit. Ndërkohë, të dy deputetëve do t’ju jepet e drejta e fjalës.
Këshilli i Mandateve vendosi në orët e vona të natës së kaluar, t’u heqë mandatin dy deputetëve. Mbledhja e Këshillit të Mandateve u drejtua nga nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme si dhe deputeti Tom Doshi me dy avokatët e tij, Vladimir Meçi dhe Ferid Muçaj, që paraqitën mbrojtjen.
Shqyrtimi në seancën parlamentare sot, do të bëhet në varësi të paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin sipas nenit 118/4 të Rregullores.
Pasi të shprehen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, do të bëhet paaraqitja e raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Koha e votimit.
Deputeti Tom Doshi ka hedhur dje në Këshillin e Mandateve, akuza të forta, sikurse edhe kishte paralajmëruar. Ai tha se dëshmitari kyç i atentateve, Durim Bami, ishte kërcënuar me jetën e fëmijëve të tij në Polici për të mohuar porositjen e vrasjeve.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY