Federica Mogherini sot e viziton Prishtinën, nesër Beogradin

Federica Mogherini sot e viziton Prishtinën, nesër Beogradin

71
0
Shares

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, viziton sot Kosovën. Në këtë vizitë, pritet që me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Isa Mustafa, të diskutoj lidhur me dialogun me Serbinë për normalizimin e raporteve.
Mogherini do të takohet edhe me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri.
Pas takimit me liderët e partive opozitare Mogherini takohet edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Në mbrëmje Mogherini do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi.
Nesër, zonja Mogherini do të qëndroj në Beograd.
Raportohet se zyrtarja e lartë e BE-së, e cila për të parën herë, prej se u zgjodh në këtë post, i viziton të dy shtetet, do të bisedoj “për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës në rrugën evropian”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY