BREAKING NEWS/ ARRESTOHEN TOM DOSHI DHE MARK FRROKU

BREAKING NEWS/ ARRESTOHEN TOM DOSHI DHE MARK FRROKU

502
0
Shares

Kanë mjaftuar më pak se 15 minuta që efektivë specialë të Policsë së Shtetit, të bëjnë arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Fillimisht mësohet se rreth orës 16.25, është arrestuar Mark Frroku. Prangosja e Frrokut u bë në një lokal, pronë e familjes së tij, në Kombinat, në Tiranë. Frroku ka qenë nën shoqërinë e familjarëve të tij dhe të disa të njohurve.
Disa minuta më vonë, mësohet se në pranga ra edhe deputeti Tom Doshi. Deputeti Doshi, në momentin e prangosjes, mësohet se ishte në banesën e tij, ku pas kontrollit në banesë, edhe u shoqërua nga policia.
Mësohet se kontroll banese, u bë edhe në banesën e Mark Frrokut.
Prangosja e dy deputetëve u bë pasi disa orë më parë, Kuvendi votoi të lejojë Prokurorinë e Përgjithshme, arrestimin dhe kontrollin e banesave të tyre.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY