Ambasada e SHBA mirëpret vendimin Prokurorisë: Asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin

Ambasada e SHBA mirëpret vendimin Prokurorisë: Asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin

52
0
Shares

Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Parlamentit, nëpërmjet së cilës i kërkohet Parlamentit, mirtatimi i arrestimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Sipas këtij reagimi, mësohet se, “Ambasada e SHBA, mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin. Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin”, përfundon reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY