Tom Doshi: Edi Rama, më nxiti kundër Ilir Metës, pastaj bënë pazar...

Tom Doshi: Edi Rama, më nxiti kundër Ilir Metës, pastaj bënë pazar midis tyre

387
0
Shares

Tom Doshi përfshin direkt kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në tentativën për ta vrarë. Në një status të tij në Facebook, Tom Doshi shkruan se në datën 30 gusht, Edi Rama e ka këshilluar ta çojë dëshmitarin e atentatit të tij, te Ministri i Brendshëm për të bërë denoncimin.
Duke i besuar kryeministrit, që sipas Doshit është shprehur me fjalët, “Të ka shpëtuar Zoti Tomë. Çoje të penduarin te Saimir Tahiri të bëj denoncimin dhe t’ia tregojmë vendin Metës”, deputeti i Shkodrës e ka dërguar atë te Saimir Tahiri dhe tek Artan Didi.
Ky i fundit sipas Tom Doshit ka mbajtur shënim me dorën e tij çdo deponim që u bë. Madje siç shkruan Doshi, “Saimiri më deklaroi që edhe kanë incizuar bisedën”.
Por pas këtij moment, gjithçka ka ndryshuar shkruan deputeti i Shkodrës dhe kthesa e Edi Ramës, për të mbetet ende një mister.
“Nuk e di se çfarë ndryshoi më pas. Nuk e di pse Rama, Tahiri apo Prokurori nuk vepruan. Nuk e di çfarë pazari i ka ofruar Ilir Meta këtyre për të mos vepruar. Mosveprimi për të parandaluar apo hetuar një krim është i dënueshëm nga Kodi Penal dhe ligji duhet të jetë i barabarte për të gjithë.”
Në statusin e tij, Tom Doshi kërkon mbrojtjen e personit, që sipas tij ishte paguar për ta vrarë. Duke e quajtur atë “dëshmitar kyç për zbardhjen e tentativës së vrasjes”.
“Unë i jam mirënjohës atij dëshmitari që nuk e shtypi pultin e dinamitit për të marrë jetën time atëherë kur dinamiti ishte vënë në makinën time, por zgjodhi rrugën e denoncimit të krimit. Ky dëshmitar sot nuk është në akuzë, por duhet të jetë në mbrojtje të rreptë nga shteti ligjor. Bandat e Ilir Metës disa ditë më parë tentuan vrasjen me dinamit të këtij dëshmitari kyç të krimit me 860 gramë tritol, përpara se ai te hipte ne makine me gruan dhe 2 fëmijët e tij. Pas këtij akti, nëse nuk do të bëja denoncim publik, unë do isha përgjegjës për vrasjen e këtij dëshmitari”.
Dhe pas këtyre deklaratave, është e qartë që Tom Doshi i referohet arrestimit të Admir Banit gjate paradites së djeshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY