Nishani: Bashkimi kombëtar do të ndodh natyrshëm, në mënyrën më evropiane të...

Nishani: Bashkimi kombëtar do të ndodh natyrshëm, në mënyrën më evropiane të mundshme

43
0
Shares

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani i është përgjigjur një sërë pyetjesh në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” për shqiptarët në Kosovë dhe në Diasporë. Gjatë intervistës botuar në numrin e sotëm, Presidenti është pyetur se a do të ndodhë një ditë bashkimi kombëtar?
“Pa diskutim që bashkimi kombëtar do të ndodhë, ka deklaruar Presidenti Nishani. Por ai do të vije në mënyrë të natyrshme, dhe sigurisht që do vijë në mënyrën më evropiane të mundshme, ashtu siç kemi parë sot në Evropë projekte dhe realitete krejt demokratike dhe krejt normale”.
Në po të njëjtën intervistë, Nishani ka vlerësuar partnerin e Shqipwrisw me SHBA.
“Për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë dhe mbetet SHBA-ja, partneri kryesor strategjik”, thotë presidenti Nishani.
Presidenti i është përgjigjur dhe pyetjeve në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zi, çështjen çame dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas anëtarësimit në NATO.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY