“Telegraph”: Shqipëri, sekreti i Evropës në Adriatik, që duhet vizituar në 2015

“Telegraph”: Shqipëri, sekreti i Evropës në Adriatik, që duhet vizituar në 2015

55
0
Shares

Seksioni “Travel” i prestigjiozes britanike “Telegraph”, rekomandon Shqipërinë, si një nga 20 destinacionet turistike, që duhet  vizituar gjatë vitit 2015.
“Sekreti i Evropës në Adriatik”, e etiketon Shqipërinë gazeta “Telegraph”.
Sipas kësaj gazete, ky vend ish-komunist, i mbetur jashtë vëmendjes përgjatë shekullit të 20 për të gjithë për udhëtarët e turistët mbetet ndër më pak të zbuluarit, ndër shtetet e Ballkanit. Për “Telegraph”, kjo është një “padrejtësi”. Më shumë se 20 vjet pas rënies së regjimit komunist të vendit, turizmi është ende relativisht i ulët, duke tërhequr kryesisht grekët, italianët dhe shqiptarët, në vendpushimet e saj kozmopolite bregdetare.
Po kështu sipas “Telegraph”, edhe larg bregdetit, Shqipëria të fal shumë kënaqësi me fshatrat e saj, peizazhe fluturues, thesaret arkeologjike, kafshët e egra dhe të bollshme dhe në zonat rurale një mënyrë bujqësore të jetës në dukje të pandryshuar për shekuj me radhë.
Shqipëria ka një vend të lakmueshëm në Adriatik, i palosur në mes Greqisë dhe me një vijë bregdetare kryesisht të paprishur. Me grupe për turne të reja për vitin 2015, është koha për të vizituar këtë vend, mbyll rekomandimin e saj “Telegraph”.
Sipas kësaj gazete, destinacionet e tjera të rekomanduara për tu vizituar për vitin 2015, janë Majami Biç, Memfis, Bhutani, Uruguai, Xhibuti, krahinat e Kampanja dhe Malagës, respektivisht në Francë e Spanjë, Vietnami, Sri Lanka, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY