Presidenti i Republikës shpall listën e konkurruesve, kandidatë për anëtar të Gjykatës...

Presidenti i Republikës shpall listën e konkurruesve, kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

86
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, shpalli sot, listën e konkurruesve, të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë. Në këtë listë, mësohet se janë 37 kandidatë, prej të cilëve 15 vijnë nga radhët e gjyqësorit dhe 22 nga radhët e juristëve. Kandidatë do ti nënshtrohen përballjes me deputetë të, anëtarë të Komisionit të Ligjeve në Kuvend.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Presidenca, mësohet se, “Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit  Nr. 8588, datë 15. 03. 2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”.
Sipas këtij njoftimi, mësohet se lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë, përbëhet nga:

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:
1.    Anila Kristani
2.    Artur Kalaja
3.    Artur Gaxha
4.    Astrit Kalaja
5.    Arta Llazari
6.    Dhurata Haveri
7.    Dhurata Bilo
8.    Entela Prifti
9.    Flutura Skënderi
10.    Fuat Vjerdha
11.    Irena Gjoka
12.    Luan Hasneziri
13.    Luan Dervishi
14.    Markelian Koça
15.    Rexhep Bekteshi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:
1.    Adnor Shameti
2.    Arqilea Koça
3.    Artan Hoxha
4.    Avni Shehu
5.    Çlirim Gjata
6.    Ermir Dobjani
7.    Ervin Pupe
8.    Etleva Sherifi
9.    Fatmira Luli
10.    Gjet Kola
11.    Ilir Panda
12.    Luan Daci
13.    Maksim Qoku
14.    Mariana Semini
15.    Mimoza Margjeka
16.    Petraq Çuri
17.    Pranvera Strakosha
18.    Petrit Kaja
19.    Sinan Tafaj
20.    Sokol Sadushi
21.    Skënder Demiraj
22.    Skënder Kaçupi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY