Gjykata lë në burg Kostandin Xhuvanin dhe shokun e tij Erald Sidën

Gjykata lë në burg Kostandin Xhuvanin dhe shokun e tij Erald Sidën

319
0
Shares

Nën masa të rrepta sigurie, Kostandin Xhuvani dhe shoku i tij Erald Sida janë shoqëruar rreth orës 10:25 të ditës së premte, në Gjykatën e Tiranës, ku u njohën me masën e sigurisë. Seanca ka filluar ashtu siç parashikohej, nën gjykimin e Entela Pajo.
I pari ka dalë para gjykatës ishte Konstadin Xhuvani, për të cilin u dha masa arrest me burg, për 4 vrasje. Kostandin Xhuvani u mbrojt nga avokati Violent Coniku që i ka vendosur gjykata, edhe pse ka kërkuar mbrojtësin ligjor që ka pasur në çështjet e mëparshme, Ardian Leka.
Në sallën e gjyqit nuk ka pasur asnjë familjar të Xhuvanit, ndërsa vetë ai nuk ka dhënë shpjegime për vrasjen, ashtu sic e ka këshilluar avokati.
Avokati mbrojtës i Kostandin Xhuvanit, Violent Coniku tha në përfundim të seancës që vërejti shkelje procedurale, pasi i akuzuari për 4 vrasjet u mbajt i lidhur me pranga gjatë kohës që qëndronte brenda kafazit të hekurt. Avokati sqaron ndër të tjera, se i ka këshilluar 26-vjeçarit të mos flasë për ngjarjen, ashtu si edhe ka rezultuar.
“Nuk ka rëndësi ka vrarë 4 apo 400, avokati ka bërë betim që të mos i shkelet asnjë e drejtë procedurale. Xhuvani i kishte prangat vënë, kjo është shkelje procedurale. Unë si avokat i rekomandova të mos jepte asnjë shpjegim si ndodhi ngjarja”.
Po sot gjykata vendosi të lërë në burg edhe Erald Sidën, mikun e Xhuvanit, i cili natën e krimit ndodhej në një tavolinë me Xhuvanin, edhe pse sipas avokatit mbrojtës, Vladimir Gërmenji ai nuk ka qenë prezent në momenin e vrasjeve. Ai akuzohet pë fshehje të krimit dhe shfrytëzim prostitucioni, pasi ka deklaruar se në tavolinë ndodhej me një femër, të cilën e kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale. Mbrojtja madje ka këmbëngulur se Sida ka tentuar t’i vijë në ndihmë viktimës, Arbër Demiraj duke e nxjerrë nga lokali.
“Mbrojtja kishte qëndrim të kundërt me akuzën. Klienti im Erald Sida është gjendur në kohën dhe vendin e gabuar nuk ka fare të bëjë me akuzat nuk ka parë ngjarjen as autorin. Nuk ka pse caktohet masë ndaj tij” tha avokati i tij.
Prokuroria nuk ka pasur më asnjë dyshim, se Kostandin Xhuvani, është autor i vrasjes së katërfishtë të ndodhur mëngjesin e së martës në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë, duke kërkuar për të arrest me burg. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se të katër viktimat janë qëlluar nga e njëjta armë, pikërisht arma që iu gjet në duar Xhuvanit, teksa pas masakrës që shkaktoi, tentoi ti shpëtonte policisë.
Si për të përforcuar më tej këtë fakt, në dosjen e prokurorisë, thuhet se në duart e 25-vjeçarit janë gjetur gjurmët e barutit. Në dosjen e zbardhur thuhet se pistoleta që është përdorur në ngjarje nga Kostandin Xhuvani, është gjetur e zbrazur dhe pa asnjë plumb, çka dëshmon se ai i ka derdhur të gjithë plumbat mbi katër viktimat në lokalin e natës, ndërsa me armën tjetër të gjetur në lokalin e natës nuk është kryer asnjë qitje.

Te dyshuarit
-Kostandin Xhuvani
I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
-Erald Sida
I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Prostitucioni”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY