Shumica e shqiptareve e shohin punen si detyrim, nuk ju pelqen!

Shumica e shqiptareve e shohin punen si detyrim, nuk ju pelqen!

35
0
Shares

Shqiptaret ne pergjithesi e shohin punen si nje detyrim dhe vend ku mundohesh. 39 për qind e punonjësve në vend ndjehen të angazhuar në punë, ndërsa 61 për qind e tyre punojnë me “detyrim”.

Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë si dhe me besim të ulët tek kolegët e veçanërisht tek eprorët, raporton scan tv.

Të dhënat janë publikuar nga sondazhi mbi kënaqësinë dhe angazhimin në punë të zhvilluar nga qendra e burimeve njerëzore dhe trajnimeve EPPC.

Interesant është fakti, se të anketuarit listojnë si arsyen e parë të mosangazhimit në punë, kolegët, pra mjedisin e punës, me 46 për qind.

Kjo lidhet me bashkëpunimin mes tyre dhe besimin tek njëri-tjetri. Në vendin e dytë renditet natyra e punës, e cila i bën ata të mos angazhohen maksimalisht, me 40 për qind. Në vendin e tretë renditen eprorët, besimi i ulët në vlerësimin e tyre dhe mënyrën se si i promovojnë punonjësit, me 39 për qind.

Ndërsa në vendin e fundit renditet karriera, me 33 për qind, ku punonjësit e gjejnë të vështirë që të rriten në pozicione në një vend pune dhe të ecin përpara, çka bën që një pjesë e mirë të qëndrojnë në vend numëro dhe kjo shkakton pakënaqësi dhe ulje të motivimit dhe angazhimit për punën./scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY