Ndahen cmimet letrare 2 vjet me vone, por fituesit vlejne

Ndahen cmimet letrare 2 vjet me vone, por fituesit vlejne

57
0
Shares

Edhe pse me një vit vonesë, Ministria e Kulturës organizoi eventin e ndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2018.

Juria me kryetare Alda Bardhylin dha gjashtë çmime për kategori të ndryshme në nderim të njerëzve te letrave.

Fizikantja  Miomoza Hafizi me veprën “Pika Trëndafil” fitoi çmimin e parë për “Letërsinë për të  rinjtë dhe fëmijë”.

Tregimi më i mirë u vlerësua “Per vajzat nga Parisi”  nga Roland Gjiza.

Ndërsa trofeun për përkthimin më të arrirë e rrëmbeu Luan Topçiu “Shtëpia me brisqe rroje”.

Në kategorinë e poezisë fitues ishte Hafzi Nela me “Vepra poetike e Plotë”.

Edhe pse Ismaili nuk ka nevojë për çmimet tona ne sërisht duhet ti rikthejmë mirënjohjen u shpreh Pirro Misha, duke iu referuar fituesit të Eseistikës, Ismail Kadare i cili nuk ndodhej i pranishëm.

Romani më i mirë për 2018 është “Gurët e Vetmisë” nga Tom Kuka, pseudonim i përdorur nga shkrimtari dhe gazetari Enkel Demi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY