DETAJET/ Vlore, dy te plagosur, si ndodhi krimi i rende

DETAJET/ Vlore, dy te plagosur, si ndodhi krimi i rende

110
0
Shares

Dy persona u plagosen kete mbremje ne rrugen transballkanike ne qytetin e Vlores.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali kur nje person ka qelluar me arme ne drejtim te shenjestres se tij.

Dy te plagosurit jane te moshave te ndryshne; njeri është Roland Cepaj 28 vjeç dhe tjetri 50-vjeç, me emrin Nikollaq Cepaj. Ky i fundit dyshohet te kete qene edhe objektiv i atentatit dhe sapo kishte dalë nga burgu.

Njëri prej të plagosurve ndodhet më rëndë, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se kanë lidhje me njëri tjetrin. Besohet se i riu eshte plagosur rastesisht.

Autori i atentatit ka hyre ne nje rrugice rreth 30 metra nga rruga kryesore dhe nga makina ka qelluar pothaujse ne ecje drejt tavolines ku ndoshin dy personat.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY