Zbardhet dëshmia e Hermes Nikaj, refuzon akuzën, thjesht prezantoja

Zbardhet dëshmia e Hermes Nikaj, refuzon akuzën, thjesht prezantoja

253
0
Shares

Janë zbardhur të dhëna të reja në lidhje me moderatorin e një emisioni televiziv, 28-vjeccari Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, ndaluar dje nga policia e kryeqytetit.

Policia e Tiranës ka dokumentuar me përgjime dhe vëzhgime aktivitetin e këtij rrjeti prostitucioni prej 9 muajsh, sipas balkanweb.

Tutori i grupit ishte Hermes Nikaj. Ai gjente vajzat po ashtu edhe klientët dhe vendoste pagesën. Shpesh herë ai edhe vetëofrohej kundrejt pagesës, raporton “Balkanweb”.

Pagesat varionin deri në 700 euro. Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë.

Dëshmia në polici e Nikaj:

“Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel”. Kjo ka qenë deklarata e Nikaj, i cili prej vitesh ishte shumë i njohur në Shqipëri për shkak të karakterit të tij të pazakontë.

Po kështu mësohet se në pyetje janë marrë dhe femrat që ishin pjesë e këtij rrjeti të cilat kanë pranuar se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kanë dhënë detaje se si funksiononte skema.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY