Shpërthim tritoli në Gjirokastër

Ndaje

Një sasi tritoli shpërtheu sot në mbrëmje në një shtëpi në Gjiorokastër. Ngjarja ndodhi në  fshatin Shtëpëzë të Gjirokastrës.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia lokale ka marrë një telefonatë për shpërthimin, teksa forcat e rendit po shkojnë në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Fadil Tola.

Për momentin nuk ka asnjë pistë konkrete nga policia për ngjarjen. Lënda plasëse ishte vendosur në ballkonin e katit të dytë.

Njoftimi i policisë: 

Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi  lëndë plasëse. Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje